Në një intervistë për gazetën zvicerane, Die Republik, kryeministri Albin Kurti është pyetur rreth qëndrimit të tij të dikurshëm për flamurin e Republikës së Kosovës dhe për premtimin për bashkim kombëtar me Shqipërinë.
Gazeta zvicerane: Katër vite më parë më shpjeguan gjerësisht dhe hollësisht pse nuk mund të identifikohesh me flamurin blu dhe të artë të Kosovës. A ka ndryshuar kjo tani?
Kurti: Si Kryeministër i Republikës, flamuri i Kosovës është detyrë dhe obligim im dhe gjithashtu diçka që unë e respektoj dhe e përqafoj. Ajo është prioriteti im kryesor. Mund të ketë gjëra të tjera në programin e lëvizjes sonë.
Gazeta: Për shembull, se Shqipëria dhe Kosova një ditë mund të formojnë një shtet të përbashkët. Duhet të hiqje dorë nga kjo ëndërr?
Kurti: Askush nuk duhet të heqë dorë nga ëndrrat e tij. Por ju duhet të qëndroni gjithmonë realist”/Prishtinapress/