1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Lansohet sistemi për gjurmimin elektronik të lëndës në kadastër

Që nga sot qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të gjurmojnë lëndën e dorëzuar në kadastër nëpërmjet formës elektronike në ueb faqen e Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Ky sistem është i qasshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, thuhet në njoftimin për media.  me një klik nga shtëpitë e tyre.

Deri tani mënyra e vetme për informim për kërkesat e qytetarëve ishte nëpërmjet vizitës së drejtpërdrejtë në zyrën kadastrale komunale.

“Pra, secila kërkesë drejtuar zyrave kadastrale komunale do të mund të gjurmohet nga aplikuesi në kohë reale. Mjafton që secili aplikues në momentin që dorëzon kërkesën në ZKK, të shënojë edhe numrin e telefonit dhe në momentin që kërkesa regjistrohet si kërkesë e re në Regjistrin e të drejtave pronësore, aplikuesi do të ketë mundësi që ta përcjellë statusin e lëndës së tij.

Përmes sms-it do i përcillet numri referent i lëndës bashkë me linkun për kyçje në sistemin për gjurmim. Duke klikuar në këtë link e duke shënuar numrin referent do shfaqet statusi i lëndës së dorëzuar në zyrën kadastrale komunale”, thuhet në njoftim.

Me këtë mundësi qytetari do të informohet për statusin e lëndës në çdo kohë 24/7, pa pasur nevojë të shkojë në ZKK.

Përveç statusit të lëndës qytetarët do të mund të informohen edhe me arsyen e refuzimit eventual të kërkesës së tyre.

“Pra bashkë me hapat e ndjekur nga kërkesa do të mund të kuptojnë edhe se cilat kushte nuk janë plotësuar për regjistrimin e të drejtës pronësore apo çfarëdo lloj lënde tjetër për të cilën kanë aplikuar.

Ky zhvillim do të ju shërbej edhe gjeodetëve të licencuar në punën e tyre të përditshme, për lëndët të cilat i dorëzojnë në zyrat kadastrale komunale.

Ky zhvillim nga Agjencia Kadastrale e Kosovës vjen në kuadër të reformave në këtë fushë.

Insistimi për zhvillime e avancime të reja me qëllim digjitalizimin e procedurave dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët kanë sjell këtë zhvillim të ri i cili nuk do të jetë i fundit në këtë vit”, thuhet më tej.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img