1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Lansohet punimi “Votimi nga jashtë vendit: Shqyrtimi i politikave dhe rekomandime praktike”

Sot pritet të lansohet punimi “Votimi nga jashtë vendit: Shqyrtimi i politikave dhe rekomandime praktike”.

Instituti Demokraci për zhvillim (D4D) në bashkëpunim me Avokatin e Popullit dhe Organizatën Demokraci Plus (D+) sot do të bëjë lansimin e punimit “Votimi nga jashtë vendit: Shqyrtimi i politikave dhe rekomandime praktike”.

Ky punim ka për qëllim që të kontribuojë në rritjen e pjesëmarrjes së diasporës në proceset zgjedhore në Kosovë përmes shqyrtimit të praktikave të votimit jashtë vendit në shtetet e tjera, studimit të barrierave të diasporës për të votuar dhe vendosjes së politikave efektive për të lehtësuar votimin nga jashtë.

Krahas Institutit Demokraci për Zhvillim (D4D, Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Organizatës Demokraci Plus (D+), për këtë çështje është duke punuar edhe një grup i veçantë punues i Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img