Është publikuar bashkëpunimi i paralajmëruar ndërmjet Sinan Hoxhës dhe Anxhela Peristerit.
Kënga e re titullohet “Puthje” dhe vjen e kompletuar me një videoklip veror.
Marsel Gunga dhe 2Step e kanë bërë muzikën e kësaj kënge, derisa 2Step e ka shkruar tekstin, kurse Marseli është kujdesur për orkestrimin.
Gravity Music e ka bërë produksionin, ndërsa për miksimin dhe masterizimin është kujdesur Alban Furtuna.
Për anën vizuale është angazhuar MaxProduction që e ka xhiruar videon muzikore.