Në këtë event mori pjesë kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministrat Hajrulla Çeku e Arbërie Nagavci si dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Kurti për këtë program tha se ka synim fuqizimin e nxënësve dhe të rinjve, si dhe mirëqenien e tyre, njofton Klankosova.tv.
“Nismë kjo e cila synon fuqizimin e nxënësve dhe të rinjve tanë përmes ndërlidhjes së arsimit më sportin, dhe të sportit me shëndetin. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Federatat Sportive kanë hartuar programin “Sport në Shkolla” i cili ka për qëllim ndërtimin e një shoqërie aktive dhe të shëndetshme nëpërmjet pjesëmarrjes së rregullt në aktivitet fizik dhe sportiv”, tha Kurti.
“Mirëqenia e të rinjve është kryefjala e këtij programi”.
Ky program, sipas Kurtit është hartuar në kornizë kohore prej gjashtë vitesh dhe përfshinë pesë komponentë.
-Zhvillimi i aktivitetit të rregullt sportiv dhe fizik në shkollë
-Organizimi i garave sportive në shkolla
-Ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve për organizimin e aktivitetit sportiv
-Furnizimin e shkollave me pajisje sportive
-Përmirësimin e infrastrukturës sportive shkollore.
Ndërsa kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha se aspekti fizik dhe vitaliteti i nxënësve luan rol në shëndetin fizik dhe psikik të tyre.
“Aspekti fizik dhe vitaliteti i nxënësve është tejet i rëndësishëm për shëndetin fizik dhe psikik të tyre. Aktivitetet sportive jo vetëm qe i ndihmojnë ata të ruajnë një trup të shëndetshëm, por gjithashtu i ndihmojnë nxënësit t’i zhvillojnë aftësitë e tyre sociale”, tha Bulliqi.
“Angazhimi i të rinjve në sport është një investim i rëndësishëm për të ardhmen e tyre”.