Ylli kilian ka vendosur të largohet nga ‘Old Trafford’, me agjentin që ka filluar bisedimet me drejtuesit e Unitedit.
Vetëm nëntë muaj pas arritjes në ‘Old Trafford’, agjenti i lojtarit ka nisur bisedimet me ‘Djajtë e Kuq’ për të liruar Alexis Sanchez.
Kalimi i Sanchez në janar të këtij viti u prit me shumë bujë, por ai vetëm në fitoren e Unitedit ndaj Newcastle 3:2, shënoi golin që i mungonte nga muaji prill.
Forma e tij e dobët dhe paga e larta, mund të bëjnë që United të mos e pengojë largimin e 29 vjeçarit.
Rikthimi në Serie A shihet si një opsion shumë i mundshëm për të ardhmen e sulmuesit nga Kili, që gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e skuadrave si Udinese, Barcelona e Arsenal.