Site icon PrishtinaPress

Lampard: Doja të nënshkruaja me Haalandin kur isha trajner te Chelsea

Frank Lampard ka zbuluar se e kishte kërkuar Erling Haalandin gjatë kohës sa ai ishte trajner i Chelseat.

Trajneri anglez u paraqit këtë të premte në një konferencë për shtyp, një ditë para ndeshjes kundër Manchester Cityt në Premierligë.

Lampard, që tani drejton Evertonin, foli për sulmuesin kryesor të “Qytetarëve” dhe golashënuësin më të mirë në ishull, Erling Haaland.

Ai mes tjerash zbuloi se kishte dashur të nënshkruante me sulmuesin norvegjez, që atëherë ishte pjesë e RB Salzburg.

“Ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe lojtarët e fundit të nivelit të lartë në përgjithësi mund të bëjnë atë që ai bën në një ligë të nivelit të lartë. Unë stërvita kundër tij në një ndeshje para-sezonale kur ai luante për Salzburgun. Unë u përpoqa ta nënshkruaja me të te Chelsea, por nuk u realizua”, tha ai.

Kujtojmë se Lampard e ka drejtuar Chelsean nga vera e vitit 2019 deri në janar të vitit 2021, kurse Haaland u transferua te Manchester City verën e kaluar.

Exit mobile version