-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Lamborghini zbulon makinën super sportive me 1001 kuaj fuqi

Modeli Revuelto pritet të nis një epokë të re për Lamborghinit.

Ky model do të vjen me 12 cilindra, ndërsa fuqia kombinon një motor të ri V12 6.5 litra me tre motorë elektrikë, që do t’i mundësojnë kësaj veture që të krijoj 1001 kuaj fuqi.

Kjo përkthehet në arritjen e 0-62 mph prej 2.5 sekondash dhe një shpejtësi maksimale prej më shumë se 217 mph.

Motori V12 do të fuqizoj rrotat e pasme, kurse dy nga motorët elektrikë, dy rrotat e përparme, një në secilën rrotë – duke mbajtur traditën e Lamborghini-t për lëvizjen me të gjitha rrotat.

Bateritë do të jenë prej 3.8 kWh dhe e njëjta mund të rikarikohet nga frenat rigjeneruese të montuara përpara ose edhe nga vetë motori V12 për vetëm gjashtë minuta kohë.

Pjesa e brendshme përmban një kabinë dixhitale prej 12,3 inç për shoferin dhe një ekran 9,1 inç në pultin e pasagjerit, duke transmetuar statistikat e automjetit dhe informacione tjera.

Timoni është “i frymëzuar nga bota e garave” me katër rotorë të vendosur në fole, të përdorura për të zgjedhur mënyrat e drejtimit, rregullimin e sistemit të ngritjes dhe animin e krahut të pasmë.

Ka butona për sinjalet e kthesës, kontrollin e nisjes dhe veçori të tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img