0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Lamborghini prezantoi një karrige për lojtarët e video-lojërave

Lamborghini njihet për super veturat e saj, por tashmë ka hyrë edhe në tregun e video-lojërave.

Në bashkëpunim me Lamborghini dhe Secretlab, u krijua një karrige e re e mrekullueshme për lojtarët, e cila u bë pjesë e Koleksionit Automobiles Lamborghini.

Karrigia disponohet me një ndenjëse standarde, si dhe në variantin Pinnacle Edition. Prezantimi u mbajt gjatë një konkursi global në simulimet e garave të quajtur Gara e vërtetë.

Karrigia duket në formë veze, përmban karbon dhe Alcantara, materiale të përdorura në prodhimin e veturave rrugore Lamborghini. Karrigia bie në sy edhe falë dekorimeve dhe logos së spikatur të Lamborghini në kolltuk.

Secretlab u themelua në vitin 2014 dhe është bërë lider në prodhimin e karrigeve për lojtarë. Karriget e tij përdoren nga më shumë se një milion njerëz në mbarë botën dhe janë veçanërisht të njohura në mesin e lojtarëve të elitës.

Ende nuk janë bërë të ditura çmimet e karrigeve, të cilat në treg do të dalin vitin e ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img