-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Lajmin se Vuçiq do formojë parti të re, eksperti serb e krahason me Millosheviqin

Eksperti serb i politikës Mladen Mrdalj ka thënë për N1 se njoftimi që presidenti serb Aleksandër Vuçiq do të formojë një subjekt të ri politik nënkupton që ky i fundit do të tentojë të ndryshojë makinerinë e partisë së tij sepse po e humb besimin e popullit.

Sipas tij, emri i subjektit të ri politik “Lëvizja e Popullit për Shtetin” dërgon mesazhe se çdokush që është në opozitë është kundër shtetit.

“Nëse ai e imponon këtë retorikë, ne duhet të brengosemi sa larg jemi nga një diktaturë defakto”, ka thënë Mrdalj.

Ai ka përmendur gjithashtu zgjedhjet e fundit në Serbi ku partia aktuale e Vuçiq nuk e kishte shumicën pas vetit dhe duhej të mbështetej në koalicion.

Sipas tij, Vuçiq po tenton t’i ruajë votuesit e tij besnikë.

“Gjithë kjo është justifikuar nga një pjesë e votuesve të Vuçiqit, nga fakti se ka njerëz të kqinjë rreth tij, por ai vet është në rregull. E njëjta është thënë për Milosheviq. Ai po tenton të ndryshojë makinerinë e partisë së tij.”, tha eksperti serb.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img