Site icon PrishtinaPress

Lajmi se Valdrin Sahiti ndodhet në paraburgim në Turqi, markohet si i rremë – disenjatori lajmërohet me videolidhje nga Dubai

Raportimet e mediave kosovare se disenjatori i mirënjohur, Valdrin Sahiti, ndodhet nën masën e paraburgimit në Turqi, është markuar si lajm i rremë në rrjetin nga platforma për detektimin e lajmeve të rreme ‘krypometër’.

Titulli i artikullit “Valdrin Sahiti ndodhet në paraburgim në Turqi” është i rremë. Valdrin Sahiti nuk ndodh aktualisht në paraburgim, transmeton prishtinapress.net

KALLXO.com ka komunikuar përmes një video-lidhje dhe e ka konfirmuar se i njëjti nuk është në paraburgim. Ai është lajmëruar nga një dhomë e hotelit dhe ka thënë se aktualisht gjendet ne Dubai”.

Artikulli fillimisht është publikuar nga medium Paparaci, por që më pas është fshirë, e po ashtu është ripublikuar edhe nga shumë media tjera në vend.

Disenjatori Sahiti në videolidhje direkte ka bërë të ditur se ndodhet në Dubai, ashtu siç ka deklaruar dje dhe sot edhe avokati i tij, Besnik Berisha./PrishtinaPress/

Exit mobile version