2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

spot_img

Lajmi se “Hib Petrol” furnizohet nga Veriu i Kosovës nuk është i vërtetë

Ndonëse ditën e djeshme, Telegrafi ka raportuar se në Mitrovicën e Veriut janë parë cisterna të kompanisë “Hib Petrol” duke u furnizuar, kjo gjë nuk është e vërtetë.
Telegrafi një lajm të tillë e ka bërë bazuar në një deklaratë të një qytetari i cili ka dërguar disa fotografi, sipas të cilit “’HIB PETROL’ bën mbushje me derivate në pjesën veriore të Mitrovicës dhe me siguri se do të zbrazet në jug për tu shitur tek konsumatoret”.
Dhe për këtë lëshim, Telegrafi kërkon falje.

Por kjo sipas përfaqësuesit ligjor të kompanisë “Hib Petrol”, Arianit Koci – avokat, kjo kompani furnizon me derivate të naftës disa kompani të benzinës, në pjesën veriore të Mitrovicës.
“Mauna e kësaj kompanie, dje ka qenë duke e zbrazur sasinë e naftës, sipas porosisë që e ka bërë pompa e benzinës në pjesën veriore të Mitrovicës. HIB Petrol nuk furnizohet dhe nuk është furnizuar asnjëherë nga pjesa veriore e Mitrovicës. Ftoj gazetarët qe ta vërtetojnë këtë informacion dhe pasi që ta konstatojnë të vërtetën, t’i kërkojnë falje kompanisë HIB Petrol, për lëshimin e bërë”, ka thënë Koci për Telegrafin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img