2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Lajmi i pesëvjeçarit sirian, përlot gazetaren e CNN gjatë transmetimit live (Video)

Emri i tij është Omran Daqneesh. Fotografia e tij i mbuluar në gjak dhe pluhur, duke qëndruar i shokuar në autoambulancë, është një dëshmi tjetër e luftës së përgjakshme që është duke ndodhur në Siri.
Ai është i vogël – një dëshmitar thotë se mund të jetë pesë vjeç, aq sa është e vjetër edhe lufta e përgjakshme siriane. Por krahët dhe këmbët e tij të cilat i lëviz derisa e nxjerr një burrë nga rrënojat që janë krijuar pas bombardimit të shtëpisë së tij, tregojnë se ai ndoshta mund të jetë më i ri, transmeton Telegrafi.
Ai ka jetuar me nënën, babanë, vëllanë dhe motrën e tij në qytetin sirian Alepo, ka bërë të ditur një burim i CNN.

Omran dhe familja e tij ishin plagosur, kur shtëpia e tyre u shkatërrua nga një sulm ajror që ka ndodhur gjatë të mërkurës. Por mrekullisht, të gjithë në familjen e tij të ngushtë i kanë mbijetuar këtij tmerri.
Por imazhet e tij kanë tronditur botën, dhe këtë gjë më së miri e shpjegon edhe raportimi i drejtpërdrejt i gazetarit të CNN, i cili teksa fillon të flasë dhe në sfond shihej djaloshi duke u nxjerr nga rrënojat, përlot gazetaren Kate Bolduan e cila ishte në studio.
Ajo mbeti e shokuar për disa sekonda, dhe papritmas fillon të qajë për faktin se si ky djalosh qëndron i shokuar në veturë, ku në sytë e tij shihej tmerri që e  kishte përjetuar.
https://youtu.be/4f5nEY3hJsM

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img