0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Lajmi i mirë për shqiptarët në Angli, Klosi bën kërkesë për njohjen e pensioneve

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, nga Londra, aty ku mori pjesë në punimet e Forumit të nivelit të lartë për Edukimin, tha se Shqipëria është marrë model për përpjekjet e mëdha që ka bërë në fuqizimin e edukimit profesional, për rritjen e interesit nga të rinjtë për t’u kualifikuar, si dhe për rënien e shifrave të papunësisë përmes këtij mekanizmi.

Klosi informoi mbi vizionin dhe rëndësinë që i ka dhënë qeveria e majtë e Shqipërisë arsimimit, për t’i lidhur të rinjtë më shpejt me tregun e punës.

“Qeveria shqiptare nuk e sheh edukimin profesional si një edukim më shumë, por si një mekanizëm të rritjes ekonomike”, ka thënë Klosi, duke njohur të pranishmit me shifrat konkrete të nxënësve që kanë preferuar të ndjekin arsimin profesional.

Në Londër, ministri Klosi u prit edhe nga Sekretari britanik i Emigracionit, Robert Goodwill, të cilin e njohu me reformat e thella dhe të gjithanshme të ndërmarra nga qeveria “Rama”. Mes tyre është folur edhe mbi komunitetin e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe, duke u fokusuar te problematika e dokumentacionit të qindra shqiptarëve që jetojnë në ishull, për të cilën u shpreh vullneti për një zgjidhje të shpejtë.
Nga ana e tij, Sekretari Goodëill vlerësoi dhe përgëzoi ministrin Klosi për zhvillimet pozitive në Shqipëri dhe progresin e bërë në këto 3 vite, duke përshëndetur në veçanti për Reformën kurajoze në Drejtësi.

Një vend të veçantë në bisedime zuri edhe kërkesa e ministrit shqiptar për arritjen e marrëveshjes së sigurimeve shoqërore, e njohur ndryshe si marrëveshja e pensioneve, që do t’u vijë në ndihmë mijëra emigrantëve shqiptarë, të cilët vitet e punës i kanë të ndara mes Shqipërisë dhe Anglisë.

Në fund, Klosi e ftoi sekretarin Goodëill për një vizitë zyrtare në Shqipëri, që do të ishte e dyta e rëndësishme pas asaj të Sekretarit britanik të Mbrojtjes, pak muaj më parë. Goodëill mirëpriti ftesën dhe e vlerësoi Shqipërinë si partner strategjik në rajon.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img