Site icon PrishtinaPress

Lajmi i fundit: Tërmet edhe në Shqipëri

Një tërmet i fuqishëm ka shkundur Tiranën dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë, si Bulqiza, Kruja, Laç dhe Elbasan.

Sipas të dhënave, termeti ka pasur magnitude 5.5 ballë. Padyshim që lëkundjet e forta kanë ngjallur panik tek qytetarët.

Nga dëshmitë e ardhura në Albeu.com shprehet paniku i qytetarëve të cilët disa prej tyre kanë lënë dhe banesat dhe kanë dalë jashtë shtëpive apo apartamenteve.

 

DËSHMITË E QYTETARËVE

Ishte vërtet shumë i fortë.

Lëkundje të forta, 6 ballë

E ndjemë, ishte shumë i fortë

Po dridhej shtëpia, ishte shumë i fortë

I fortë dhe i gjatë

E ndjemë shumë, i frikshem

Shumë valë dhe pauza me pak sekonda mes tyre

I shkurtër në kohë por shumë i fortë

Isha në katin e tretë dhe e shtrirë në krevatin tim, e ndjeva

Ishte i frikshëm

Televizori im po tundej dhe dritaret po lëviznin por burri im nuk ndjeu asgjë

Dyert po dridheshin për disa sekonda.

Exit mobile version