Policia Kufitare në Zubin Potok sërish ka qenë cak i një sulmi me armë.
Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur derisa zyrtarët policorë po ktheheshin nga pika kufitare pasi kanë përfunduar ndërrimin.
Ndaj automjetit të Policisë, persona të panjohur kanë gjuajtur me armë.
Sipas burimeve të Sinjalit nuk ka persona të lënduar.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë por ende s’ka marrë një konfirmim zyrtar.