Policia e Kosovës ka njoftuar se një gruaje në fshatin Banjskë të Zveçanit i është gjetur një sasi e armatimit.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se bëhet fjalë për dy pushkë, 71 fishekë dhe disa pajisje tjera.
Sipas policisë, e dyshuara pasi është intervistuara nga prokurori është liruar në procedurë të rregullt.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës femër kosovare, i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë Karabinë, një pushkë gjuetie, 71 fishekë, dy rrethore për municion, një çantë ushtrie, një futrollë për pushkë dhe pajisje për pastrimin e armëve”, ka njoftuar policia në raportin 24-orësh.