Site icon PrishtinaPress

Policia detyron Goran Rakiqin të kalon kufirin në këmbë

Policia e Kosovës në mëngjesit e sotëm ka ndaluar kryetarin e Komunës së Mitrovicës veriore që të kaloj kufirin në pikën e Jarinës me veturë zyrtare dhe i njejti është detyruar ta kaloj kufirin në këmbë, njoftojnë burime të PrishtinaPress.eu.

‘Sot policia e Kosovës ka zbatuar vendimin i cili ndalon veturat zyrtare të Institucioneve të Republikës së Kosovës të kalojnë në territorin serb” tregon burimi i PrishtinaPress.eu.

Përpos veturës së kryetarit Rakiq, ishin edhe me vetura të tjera zyrtare të cilat ishin nisur të kalonin kufirin në Jarinë dhe të njejtat ishin ndaluar dhe nuk janë lejuar të shkojnë tutje./PrishtinaPress.eu

Exit mobile version