Site icon PrishtinaPress

Lajmi i fundit: Plagoset një i ri në Prishtinë, autori ikën nga vendi i ngjarjes

Një 27 vjeçar ka mbetur i plagosur, si pasojë e të shtënave me armë në rrugën ‘Ali Kelmendi’ në Prishtinë.

Incidenti në fjalë ka ndodhur në orën 15:30 dhe me të marrë informacionin në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet emergjente.

I plagosuri në këtë rast është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, përderisa janë duke vazhduar hetimet lidhur me rastin, raporton Indeksonline.

“Rreth orës 15:30 e kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Ali Kelmendi’ në Prishtinë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet policore dhe kanë hasur në një person mashkull D.K 27 vjeçar, i cili ishte plagosur nga arma e zjarrit. Personi është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, ka thënë për Indeksonline, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Exit mobile version