Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka treguar se në Kliniken Infektive gjenden të hospitalizuar gjithsej 58 pacientë.
Prej tyre, 35 pacientë janë në gjendje stabile, kurse 12 të tjerë janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Gjithashtu, është bërë e ditur se janë edhe 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ për Covid -19 si dhe në pritje të rezultateve janë 2 rastes.
Tutje, në njoftim thuhet se 6 raste të shëruar do të lirohen sot nga Klinika Infektive.
Njoftimi i plotë MSh:
Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 23/04/2020, gjenden të hospitalizuar gjithsej 58 pacientë.
Prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 48 pacientë.
Në klinikë gjinden edhe 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ për Covid -19 si dhe në pritje të rezultateve janë 2 raste.
Nga 48 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 35 pacientë janë në gjendje stabile
• 12 pacientë janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv, gjendet një pacient i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.
Sot do të lirohen nga klinika 6 raste të shëruar nga infeksioni me Covid -19.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.
(Burimi: Klinika Infektive, Dr. Sadije Namani)