Site icon PrishtinaPress

Lajmi i fundit: “Milan Radojçiq i arratiset policisë së Kosovës”

Milan Radojçiq i është arratisur Policisë së Ksoovës në pikën kufitare mes Ksoovës dhe Serbisë në Bërnjak.

Radojciq është vënë në listën e të kërkuarve para disa ditëve, ndërsa sipas burimeve të Kallxo.com, ai ka arritur të arratiset pasi i janë marrë dokumentet për verifikim nga Policia në kufi.

Rrethanat se si ka arritur Radojciq të vozisë makinën prapa e të arratiset nuk janë të qarta. 

Radojiçiq ishte shpallur në kërkim për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. I njëjti pas një kohe ishte fshirë nga lista e kërkimit me vendim të prokurorit që po e hetonte çështjen. Pas një kohe Prokuroria Speciale sërish e ka vendosur në listën e personave të kërkuar.

Para disa javëve, SHBA e sanksionoi atë dhe disa zyrtarë të tjerë të Listës Serbe.

Exit mobile version