Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, që ishin kidnapuar më 14 qershor nga policia serbe janë liruar me vendim të Gjykatës në Kralevë.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar njëri prej familjarëve të policëve të kidnapuar.
Zeka, Sefi dhe Shemi u rrëmbyen nga Njësia Speciale serbe në mënyrë të orkestruar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se policët kufitarë u rrëmbyen brenda kufijve të Kosovës, derisa po kryenin punën e tyre.
Nga ana tjetër presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha se policët u arrestuan 1.8 kilometra larg kufirit, sipas tij në territorin serb.
Lirimi i policëve ishte kërkuar vazhdimisht nga të gjithë akterët…