0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje Visar Ymeri

​Visar Ymeri ka dhënë dorëheqje nga posti i të parit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përveç nga pozita e kryetarit, Ymeri është larguar edhe nga funksionet tjera nga kjo parti. Këto i ka bërë të ditur vetë Visar Ymeri në një konferencë për media, nga selia qendrore të partisë.

Dorëheqja është zyrtarizuar në pak javë pasi në këtë lëvizje kanë dalë në pah përçarjet brenda figurave kryesore të kësaj partie.

“Që nga ky moment unë kam vendosur që të dorëhiqem nga të gjitha pozitat e mia në Lëvizjen Vetëvendosje. Dorëheqja ime është e parevokueshme”, ka thënë Ymeri në konferencë.

Ndërkohë, VV-ja është duke u përgatitur për procesin zgjedhor brenda partisë dhe deri më tash vetëm Albin Kurti ka konfirmuar kandidaturën për të marrë postin e të parit të Lëvizjes.

Visar Ymeri nga fillimi është rreshtuar në atë që u quajt Klani i Dardan Molliqajt brenda VV-së, të cilët kundërshtojnë kthimin e Kurtit në krye të partisë.

Ndasitë brenda VV-së u bënë të ditura pasi rrodhi në media një komunikim i brendshëm i deputetëve të kësaj partie, në të cilin Aida Dërguti kishte fyer Kurtin në ditën e arrestimit të tij.

Më pas, disa zyrtarë të VV-së dhe aktivistë të saj shpërthyen në fyerje e linçime ndaj deputetes Dërguti e cila u dorëhoq pas rrjedhjes së mesazheve fyese.

Figura të VV-së kanë konfirmuar se ndarjet brenda partisë nuk kanë ndodhur në javët e fundit, porse ka një vit që janë krijuar. Një gjë të tillë edhe vetë Ymeri e bëri të ditur në dorëheqjen e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img