Mediat gjermane njoftojnë që Stacioni i Trenave në Köln është evakuar në tërësi. Siç bëjnë të ditura agjensitë shtetërore të lajmeve, ky evakuim ka ngjarë pasi ka patur një kërcënim për bombë. Në këto çaste është duke u bërë evakuimi i stacionit kanë bërë të ditura mediat gjermane, transmeton Gazeta Blic.
Policia ende nuk ka dalur me njoftime zyrtare.
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas De Meziere ka thënë sonte që Gjermania duhet “të mësohet” të jetojë me terrorin të të cilit shteti nuk do t’i nënshtrohet.