Brenda 5 minutave kanë ndodhur dy shpërthime të shpejta në veri, shkruan Mitropol.
Shpërthimi i parë ka ndodhur tek shkolla teknike.
Ndërsa shpërthimi i dytë ka ndodhur pranë fakultetit IBCM.
Këtë e kanë konfirmuar edhe banorët e asaj ane për Mitropol.
“Mitropol” ka kontaktuar me Policinë e Kosovës në lidhje me rastin.
Policia ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje, deri në publikim të lajmit.
Përveç detonimeve me shok-bomba, edhe në anën veriore por edhe në atë jugore vazhdimisht ka edhe hedhje të fishekzjarreve e dinamitëve piroteknikë, për shkak të afrimit të festave të fundvitit. /Mitropol/