Një vrasje e rëndë po dyshohet se ka ndodhur në Pejë.
Burri e ka vrarë gruan në qendër të Pejës.
Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi.
Ai shtoi se prokurori është në vendin e ngjarjes ndërkohë i dyshuari është dërguar në stacion policor dhe i është konfiskuar arma.