1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Lajmi i fundit: Arrestohet shoferi i veturës që goditi rëndë këmbësoren, dalin pamjet e para

Sot rreth orës 09:40, nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, është identifikuar personi dhe automjeti që ka qenë i përfshirë në aksidentin e ndodhur dje në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku është lënduar rëndë një këmbësore 20-vjeçare. 

Policia njofton se fillimisht nga hetuesit është përcjelljë automjeti i dyshuar, derisa ka arritë në një autoservis në Çagllavicë, ku më pas i dyshuari është arrestuar.

“Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve ai që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar si dhe konfiskimin e automjetit të tipit Opel Corsa i cili ishte i dëmtuar”, tha policia.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, rasti do të përcillet në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Pamje të veturës:

Kujtojmë se dje rreth orës 11:00, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Por, shoferi i veturës kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja 20-vjeçe e cila është dërguar për tretman mjekësor.

Sipas mjekëve gjendja e saj është e rëndë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img