Ish-ushtari i UÇK-së, Remzi Shala, i njohur me nofkën “Molla e Kuqe”, po vazhdon të jetë në arrati që nga koha kur atij i erdhi ftesa për intervistim nga Gjykata SpecialeAvokati i tij, Natal Bullakaj, tha gjatë ditës së djeshme se as ai e as familja e Remzi Shalës nuk janë në dijeni për vendndodhjen e ish-ushtarit të UÇK-së.
Avokati Tomë Gashi, tha se arratisja e Remzi Shalës mund të shërbejë si precend nga Gjykata Speciale për të ftuarit e tjerë.
Sipas tij, të njëjtit mund të arrestohen dhe të dërgohen në paraburgim, sepse ekziston bindja se ata mund t’i ikin thirrjes nga kjo gjykatë.
E megjithatë, Remzi Shala siç duket nuk e ka ndërmend të dorëzohet.
Të afërm të tij, i kanë thënë lajmit se Shala nuk do t’i përgjigjet ftesës së Speciales.
Ata thonë të kenë kontaktuar me të, dhe se i njëjti u ka thënë se është i vendosur të qëndrojë në arrati.
“Kemi kontaktuar me të. Krejt çka mund të themi është se ai është i vendosur mos t’i përgjigjet Gjykatës Speciale. Ne i kemi kërkuar të paraqitet, por është vendim i tij”, ka thënë një i afërm i Shalës.
E pikërisht për arratisjen e Shalës, pasoja ka paralajmëruar edhe vetë Specialja.
Në një përgjigje Zyra e Prokurorit të Specializuar, janë paralajmëruar pasoja ligjore për të gjithë ata që nuk i përgjigjen ftesave.