Mikrobiologu Lul Raka ka paralajmëruar shtim të rrezikut shëndetësor për qytetarët e Kosovës gjatë vjeshtës dhe dimrit.
Ai ka thënë se përveç me Covid-19, populli do të përballet edhe me një armik tjetër.
“Nga vjeshta do t’i kemi dy armiq përballë, gripin sezonal dhe Covid-19”, ka thënë Raka në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.
Ai ka folur edhe për testet serologjike për koronavirus.
Sipas Rakës, një test i tillë “s’mund të jetë tregues i vërtetë i shkallës së prekjes”.
“Pjesa më e madhe që kanë shkuar kanë dyshuar për infeksione”, ka thënë ai.
“Duhet të kihet parasysh për testimet serologjike… një pjesë e konsiderueshme nuk zhvillojnë antitrupa. E kanë kaluar (Covid-19), dhe nuk kanë antitrupa”, ka thënë Raka.
“Por, kjo s’do të thotë që nuk kanë mbrojtje”, është shprehur Raka.