0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Lajmërohen nga Inteligjenca ukrainase: Jemi duke kryer punë, ua merr mendja se çka…

Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës thotë se është duke kryer punë në zbulimin e vendosjes së armikut, prandaj po rri e heshtur.

Pothuajse çdo institucion shtetëror në Ukrainë është shumë aktiv në rrjetet sociale. Inteligjenca atje është lajmëruar pas tri ditësh, me një postim për Rusinë.

“Të dashur ukrainas, të na falni për heshtjen e përkohshme. Shumë punë po bëhet, nëse po e dini për çka e kemi fjalën…”, thuhet në postimin e tyre. 

“Ne po punojmë 24/7, për të gjetur vendet e trupave dhe mjeteve ushtarake të okupatorit, për t’i shkatërruar ato pa mëdyshje. Armiku do të shkatërrohet. Rroftë Ukraina. Vdekje armiqve”, thuhet tutje në postim. 

Ndryshe, autoritetet e mbrojtjes së Ukrainës vazhdimisht njoftojnë dhe mobilizojnë qytetarët, përmes faqeve të tyre zyrtare në rrjetet sociale.

Ndryshe, tash e disa orë delegacioni i Ukrainës është takuar me atë të Rusisë për negociata. Takimi po mbahet kur po shënohet dita e pestë e luftimeve në Ukrainë, pasi forcat ruse hynë aty nga tri anët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img