Site icon PrishtinaPress

Lajmërimi i Ramës se Kurti pranoi Asociacionin e BE-së, Bajrami (LDK): Qeveri çka është transparenca?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hikmete Bajrami, ka reaguar pasi ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka dhënë informacione për atë që po ndodh në Bruksel.

Sipas asaj që pretendon Rama, kryeministri Albin Kurti ka pranuar propozimin e BE-së për Asociacionin.

Bajrami ka pyetur Qeverinë se ku është transparenca, derisa duke ironizuar ka thënë se i kupton se iu duhet kreativitet për të treguar se çfarë kanë pranuar në Bruksel.

“Qeveria e 51?%, a e din çka është transparenca?”, ka shkruar deputetja.

Kujtojmë se, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgëzuar Kurtin për siç ka thënë pranimin e propozimit evropianë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Për t’u lavdëruar që Kryeministri i Kosovës, ka pranuar propozimin e BE-së për të avancuar vendosmërisht drejt një zgjidhje zhbllokuese për Asociacionin përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si kornizë për negociatat në vijim”, ka shkruar Rama.

Exit mobile version