4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Lajme të rreme, foto e video të dhunshme në X – Elon Musk merr një paralajmërim

Të martën, komisioneri Thierry Breton paralajmëroi platformën X për sanksione, duke i bërë thirrje Elon Musk që të mbajë përgjegjësi brenda 24 orëve për lajmet e rreme që qarkullojnë, si dhe fotot dhe videot e dhunshme të lidhura me pushtimin e Izraelit nga Hamas.

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit ka shkaktuar një konflikt të ri midis Bashkimit Evropian dhe Elon Musk, i cili është akuzuar shumë herë se nuk ka vendosur kritere dhe nuk ka vlerësuar përmbajtjen e ngarkuar dhe shpërndarë në X (ish-Twitter).

Pas sulmeve terroriste të Hamasit kundër Izraelit, ne kemi indikacione se platforma juaj po përdoret për të përhapur përmbajtje të paligjshme si dhe dezinformata në BE”, i shkroi Komisioneri i Politikave Dixhitale Thierry Breton- Elon Musk në një letër të datës 10 tetor.

Disa orë pas postimit të letrës, Elon Musk iu përgjigj komisionerit Breton se “politika jonë është që gjithçka duhet të jetë e hapur dhe transparente, një qasje që unë e di se mbështetet nga BE”. Në fakt, ai i ka kërkuar BE-së që “të regjistrojë shkeljet që ju referoni në X që publiku t’i shohë” dhe e mbylli letrën duke shkruar “Merci beaucoup”, që do të thotë “faleminderit shumë” në frëngjisht.

X që në momentin e parë që filloi pushtimi i Hamasit në Izrael, u mbush me imazhe dhe video degraduese të abuzimit të pengjeve, civilëve dhe ushtarëve. Kufoma të prera koka, mizori dhe vrasje që janë filmuar. Në të njëjtën kohë, X po qarkullon shumë lajme të rreme në përpjekje për të dezinformuar pas sulmeve të kryera nga Hamasi mëngjesin e së shtunës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img