Ka vdekur i riu nga Skenderaj, Betim Spahiu. Ai ishte vëllai i kryesues së Kuvendit Komunal, Adelina Spahiu. Lajmin e ka dhënë kryetari i komunës, Fadil Nura.
Thellësisht i prekur nga lajmi i zi për vdekjen e bashkëqytetarit tonë, Betim Spahiu!
Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë dhembje me kryesuesen e Kuvendit, Adelina Spahiu, për vdekjen e vëllait, familjen e ngushtë e të gjerë dhe të gjithë të tjerët!
Në emër të Komunës së Skenderajt, shpreh ngushëllimet më të sinqerta!
Lamtumirë, Betim!