4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Lajm i mirë: Vaksina gjermane kundër Covid-19 shkakton reagim imunitar në testet paraklinike

Kompania gjermane e bioteknologjisë, “CureVac”, tha të premten se vaksina e saj e mundshme kundër koronavirusit e ka nxitur reagimin imunitar gjatë testimit paraklinik në kafshë.

E përkrahur nga Fondacioni “Bill & Melinda Gates”, kompania me seli në Tuebingen tha se vaksina të cilën po e zhvillon, e njohur si “CVnCoV”, ka prodhuar antitrupa neutralizues dhe i ka aktivizuar qelizat T, që janë lloj limfocitesh, në minj.

Kompania “CureVac” është duke e përdorur qasjen e ARN-së, të cilën janë duke e përdorur edhe kompanitë “BioNTeh”, “Pfizer” dhe “Moderna”, të cilat janë duke i testuar vaksinat në njerëz, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Firma gjermane gjithashtu tha se vaksina e saj e ka ulur nivelin e virusit të riprodhueshëm në traktin e sipër të frymëmarrjes dhe i ka mbrojtur mushkëritë e minjve, kur ata iu ekspozuan një virusi të gjallë.

“Të dhënat paraklinike, të publikuara sot, tregojnë se vaksina jonë e mundshme kundër Covid-19 e ka potencialin për të nxitur një reagim imunitar efikas dhe të baraspeshuar, që e imiton mbrojtjen natyrale imunitare dhe që ofron mbrojtje të mushkërive në një model përkatës sfidues”, tha zyrtarja e kësaj kompanie, Mariola Fotin-Mleczek.

Pas këtij njoftimi, vlera e aksioneve të kësaj kompanie u rrit menjëherë për 7.8 për qind.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img