4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Lajm i mirë – Shtyhet falja e borxheve

Ministria e Financave ka njoftuar se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar “Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për faljen e borxheve publike”.

“Me këtë ndryshim dhe plotësimin të Ligjit për faljen e borxheve publike, është vendosur afati i ri ligjor për përfitimin nga falja e borxheve ndaj Institucioneve shtetërore dhe Ndërmarrjeve publike, ku qytetarët dhe bizneset mund të përfitojnë nga Ligji për faljen e borxheve publike sipas nenit 4 të ligjit bazik, deri më 1 shtator 2017”, benë të ditur MF-ja.

Ligji për faljen e borxheve ka hyrë në fuqi me 19 janar dhe është në fuqi deri më 1 shtator 2017. “Ministria e Financave ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të përfitojnë nga Ligji për faljen e borxheve publike”./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img