-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Lajm i mirë për pensionistët e viteve të 90′, kalon në Qeveri Ligji me ndryshime, pritet miratimi në Kuvend

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka shpalosur detaje për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti.

Ai tha se përmes këtij projektligji e kanë hequr kushtin që të ketë 15 vjet stazh pune për të përfituar pension.

“Ka pasur një diskriminim në aspektin që është mbajtur pragu si kusht 15 vjet stazh punë, mirëpo nuk janë marrë parasysh rrethanat e largimit të dhunshëm nga puna të atyre që kanë qenë duke punuar nga viti 1989 dhe më pastaj me hyrjen në fuqi të masave të dhunshme. Si rezultat i largimit të dhunshëm, kanë mbetur shumë punëtor të cilët kanë kontribuar me 14 vite e 11 muaj e që me largim nga puna nuk kanë mundur që ta plotësojnë kushtin prej 15 vitesh. Me plotësim-ndryshimin e këtij ligji ne do ta zhbëjmë atë diskriminim sepse do t’u mundësohet që për periudhën që nga koha kur janë larguar nga puna e deri në janar të vitit 1999, këtu llogaritet drejt plotësimit të kushtit prej 15 vitesh, e pastaj lartësia e pensionit bazuar në vitet që kanë kontribuar në Fondin Pensional”, ka thënë Murati.

Për këto pensione, Murati tha se parashihet që për një vit të plotë të shpenzohen 60 milionë euro.

“Si ndikim buxhetor kemi paraparë që për një vit të plotë parashihet të jetë rreth 60 milionë euro që parashihet të jetë brenda kufijve buxhetor, ndërsa me kërkesën e re apo me programin e ri që kemi qoftë me Bankën Botërore apo edhe me FMN-në, parashihet qe me udhëzimin e ri administrativ në fuqi të bëjmë përllogaritjen edhe të ndikimit financiar për politika të reja sociale për 50 vite. Dhe ndikimi i jetëgjatësisë së kësaj skeme apo për 50 vitet e ardhshme parashihet të jetë 1.3 miliardë euro në tërësi”, tha ai.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti tha se përmes këtij ligji parashihet trajtimi i barabarte për të gjithë përfituesit e pensionit të viteve të 90’.

“Ky projektligj është në linjë me premtimin tonë për trajtimin e barabartë për të gjithë dhe rritje të mirëqenies sociale. Përmes tij do të adresojmë çështjet e pabarazisë disa vjeçare, mosnjohjen të së drejtës pensionale në skemën e pensionet kontribut pagues për një numër të madh të pensionistëve që nuk e përmbushin kriterin prej 15 vitesh kontribut në ish-sistemin pensional. Me vendosjen e këtij sistemi ishte bërë një prerje e menjëhershëm në mes të dy formave të rregullimit të sistemit pensional duke e bërë një tranzicion nga sistemi i gjeneratave në atë të vetëfinancimit, e dujke e lënë anash një gjeneratë të tërë të pensionistëve. Për ta eliminuar këtë diskriminim për të gjithë ata që janë larguar dhunshëm nga puna në vitet e 90 si qeveri po shtojmë një skemë të re pensionale, skemën e pensionit parcial kontribut-pagues”, ka thënë ai.

Plotësim-ndryshimet në këtë Ligj pritet që të miratohen tash në Kuvendin e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img