1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Lajm i mirë për kryeministrin, britanikët ia japin vizën

Kryeministri Ramush Haradinaj është pajisur me vizë të Britanisë së Madhe. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Avni Arifi, shef i stafit të Kabinetit të Kryeministrit.

Ditë më parë ishte raportuar se kryeministri Haradinaj po haste në pengesa për t’u pajisur me vizë britanike, por kësaj i ka dhënë fund stafi i tij, duke bërë të ditur se i pari i Qeverisë ka marrë vizën e Britanisë së Madhe.

Këtë e ka konfirmuar sot për Gazetën Express shefi i stafit të kabinetit të Haradinajt, Avni Arifi.

Ndërsa, kryeministri është në pritje që t’i lëshohet viza amerikane, në mungesë të së cilës iu desh që të anulonte një vizitë në shtetin e Iowa-s e nuk dihet se a do ta marrë për të qenë pjesë e “Lutjeve të Mëngjesit” në Washington pas disa ditësh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img