Site icon PrishtinaPress

Lajm i mirë për bashkatdhetarët në Gjermani, lehtësohen procedurat për bashkim familjar

Bahri Cani, gazetari i agjencisë gjermane të lajmeve “Deutche Welle”, ka disa lajme të mira për kosovarët që momentalisht qëndrojnë në Gjermani.

Ai përmes një videoje të shpërndarë në Facebook, ka treguar se sot Bundestagu gjerman ka miratuar ligjin për azil kërkuesit ku jetojnë në Gjermani prej më shume se 5 vite, si dhe për punëtoret e kualifikuar që kërkojnë bashkime familjare.

Ligji mundëson lehtësimin e proceduarave për bashkim familja, parasheh që punëtoret e kualifikuar mund të marrin afër vete familjarët e tyre pa pasur nevojë për dëshmi se njohin gjuhën gjermane.

Më tutje azil kërkuesit që jetojnë në Gjermani, më shumë se 5 vite me leje të përkohshme qëndrimi do të kenë mundësi për qëndrim të përhershëm atje.

Cani bëri të ditur, se nga ky ligj do të përfitojnë 137mijë persona nga 248 mijë sa aktualisht jetojnë me duldung.

Për më shumë detaje shikojeni videon:

https://fb.watch/h9YFmr4u4U/
Exit mobile version