Brendi francez për tekstil të fëmijëve, Okaidi, me 16 Shtator po hap edhe pikën e pestë në Kosovë.
Miku i fëmijëve tashmë shumë më afër jush për të ju ofruar llojllojshmërinë e produkteve, e duke pasur mundësinë e përzgjedhjes së produkteve të ndryshme si ato: bazike, klasike për veshjet e çdo fëmije, me shumë stil dhe cilësi.
Pas pikës në Park Plazza në Podujevë, tashmë Okaidi po hap pikën më të re në Central Park në Fushë Kosovë.
Gjatë hapjes së pikës së re të Okaidit do të zhvillohen shumë aktivitete dhe surpriza vetëm për ju dhe do të ketë 20% zbritje në të gjithë koleksionin
Në Okaidi mund të gjeni produkte të frymëzuara nga lojërat e fëmijëve, të zhvilluara në partneritet me disenjatorët me famë. Rezistente dhe funksionale, argëtuese dhe teknike, ekologjike janë disa nga veçoritë e produkteve të Okaidit.
Albi Mall, Pallati i Rinisë, Galeria Shopping Mall, Park Plazza dhe tashmë në Central Park, janë pikat që mund të gjeni produktet për fëmijë nga Okaidi.
Ju mund të eksploroni më shumë edhe në rrjetet sociale të @okaidi_kosovo.