Leonardo Bonucci, mbrojtësi i Italisë, pritet të jetë për ndeshje e së premtes ndaj Shqipërisë
Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci ka stërvitur sot me skuadrën e Italisë, raporton Calciomercato.com
Bonucci ka munguar në stërvitjen e djeshme pasi ishte me grip, por ai ka kaluar me sukses këtë dhe pritet të jetë për ndeshje e së premtes ndaj Shqipërisë, përcjell Express.
Kurse, lajm i mirë për Shqipërinë është mos grumbullimi i Giorgio Chiellini dhe Claudio Marchisio shkaku i lëndimeve.
Ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë do të luhet të premten në Palermo në stadiumin “Renzo Barbera”, e cila zhvillohet nga ora 20:45.