3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Lajm i keq për shitësit e pemëve dhe perimeve në rrugën Milloshevë-Babimoc

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjithë shitësit ambulantë përgjatë aksit rrugor Milloshevë-Babimoc, se nga e premtja (30 shtator), janë të obliguar që t’i lirojnë sipërfaqet e brezave rrugorë të këtyre rrugëve, ngase shitja e mallrave ambulante (pemëve dhe perimeve) është e ndaluar, pengon rrjedhën e lirë të komunikacionit rrugor dhe paraqet rrezik për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
“Ligjërisht, ky veprim i shitësve ambulantë është në kundërshtim të nenit 20 paragrafi 2 të pikave (a), (f), si dhe nenit 21, paragrafi 2, pika (k) të Ligjit Nr.03/L-120. Prandaj kërkohet nga ta që hapësirën e brezit rrugor të rrugës Nacionale N/2 ta lirojnë brenda afatit kohor të paraparë nga 29 shtatori deri në orën 20.00”, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturë.
Vërejtja për ndalesën e shitjes së mallrave ambulante në sipërfaqet përgjatë brezit rrugor vlen edhe për të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale të vendit.

“Nëse brezi rrugor nuk lirohet, ndaj shitësve që nuk e përfillin këtë vërejtje do të ndërmerren masa konform ligjit, largimi i menjëhershëm”, theksohet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img