-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Lajm i keq për Kombëtaren dhe tifozët e Kosovës

Pas përfshirjes së rekomandimeve të UEFA-s në planin fillestar për rinovimin e stadiumit të qytetit të Prishtinës, MKRS-së si palë e autorizuar në këtë proces i duhet leje e re nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, shkruan sot Koha Ditore.

Rinovimi i stadiumit të qytetit të Prishtinës nuk do të përfundojë në fund të muajit gusht, ashtu siç ishte paraparë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), si financuesja kryesore e këtij projekti.

Në fillim e kishte lejen për rinovim, por tash i duhet për ndërtim, meqë do të preket struktura e stadiumit me hapjen e portave të reja.

Zyrtarë të MKRS-së thonë se ky proces mund t’i zgjasë punimet për disa muaj. Stadiumi është planifikuar të përfundojë në gusht, dhe në shtator Kosova të luajë ndeshje eliminatore, por ky skenar tashmë duket i pamundur.

Ky është një lajm i keq për tifozët, të cilët duhet sërish drejt Shkodrës për të përcjellë ndeshjet e Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës “Rusia 2018”./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img