1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Lajiq thotë se që nga vendosja e taksës, Serbia ka humbur mbi 100 milionë euro

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Rasim Lajiq, ka thënë se shteti i tij që nga vendosja e taksës ka humbur mbi 100 milionë euro.

Zëvendëskryeministri dhe ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajiq, ka thënë se Serbia ka humbur mbi 100 milionë euro që kur Kosova ka vendosur taksën prej 100 për qind për produktet serbe.

Ai ka thënë për “Tanjug”, transmeton lajmi.net, se Serbia po humbet pothuajse 1 milion euro në ditë për shkak të vendosjes së taksës 100 për qind nga Kosova për mallrat me origjinë serbe.

Sipas tij, në krahasim me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar, kjo është një humbje e madhe për Serbinë, pavarësisht se siç theksoi Lajiq, nuk ka të bëj me humbjet afatgjate.

Lajiq thotë se në këtë periudhë që nga vendosja e taksës për Serbinë nga ana e Kosovës, në Kosovë Greqia dhe Hungaria kanë eksportuar mallra dy herë më shumë se sa në periudhën e njëjtë kosore të vitit të kaluar, transmeton lajmi.net.

Tutje Lajiq ka thënë se Sllovenia ka shtuar dukshëm eksportin në Kosovë, sipas tij produktet sllovene tashmë në tregun kosovarë ka dy herë e gjysmë më shumë, ndërkaq sipas tij, Maqedonia dhe Kroacia përbëjnë një të tretën.

“Nëse nuk hiqet taksa, jo vetëm që marrëveshja CEFTA-s do të degradohet, por nismat e tjera rajonale do të jenë një shenjë e madhe e çështjes”, u shpreh Lajiq për “Tanjug”.

Ndryshe Kosova ka vendosur taksën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake më 21 nëntor të vitit të kaluar.

Që nga ajo kohë, Serbia ka bllokuar dialogun me Kosovën dhe vazhdimin e dialogut po e kushtëzojnë me heqjen e taksës.

Në anën tjetër pezullimin e taksës e ka kërkuar edhe Amerika dhe Bashkimi Evropian mirëpo, kryeministri Ramush Haradinaj, vazhdon të insistojë se kjo taksë do të hiqet apo pezullohet vetëm kur Serbia ta njohë Kosovën apo kur SHBA dhe BE të jap një garancion në formë të marrëveshjes se Serbia nuk do ta bllokojë Kosovën në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img