Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do të jetë për vizitë sot në Prishtinë.
Sipas qeverisë, Lajçaku do të takohet me zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimi.
“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim ditën e nesërme, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Takimi pritet të zhvillohet nga ora 09:30 në ndërtesën e Qeverisë.