Site icon PrishtinaPress

Lajçaku me demant: S’jemi kundër hapjes së urës, por qeverisja e mirë i kupton ndjeshmëritë e pakicave

EU Special Representative for the Pristina-Belgrade Dialogue Miroslav Lajcak gives a press conference at EU headquarters in Pristina on June 1, 2021 during his visit to Kosovo. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka dalë me një demantim për “pretendimet” se BE-ja është shprehur kundër hapjes së Urës së Ibrit.

“Çorientuese”, tha Lajçak, “janë pretendimet se BE qenka kundër ose paska ndërruar qëndrim”.

“Imponimi i një vendimi kundër vullnetit të qytetarëve të prekur nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve. Qeverisja e mirë kupton ndjeshmërinë e pakicës. Se si do të zbatohet marrëveshja për hapjen e urës do të diskutojmë në takimin e ardhshëm në Bruksel”, shkroi Miroslav Lajçak.

Exit mobile version