2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Lajçaku e falënderon Dendias për interesimin për Ballkanin Perëndimor

I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka falënderuar ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, për interesimin e treguar për Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e përpjekjeve të bashkuara të BE-së në rajonin Ballkanik.

Lajçak dhe Dendias u takuan dje, ku folën për progresin e dialogut dhe perspektivën evropiane.

Greqia së fundmi mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke abstenuar gjatë votimit.

Shteti helen po ashtu ka mbështetur gjithnjë përpjekjet e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, duke bërë thirrje që palët t’i afrohen marrëveshjes përfundimtare./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img