I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nuk janë deklaruar për medie pas takimit me krerët e opozitës.
Kurse kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se asnjëherë nuk i ka parë më të shqetësuar dhe të zhgënjyer partnerët ndërkombëtarë se sa tani.
Ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se Kosova po futet në një situatë shqetësuese dhe tepër të paqartë, kjo si shkak i verimeve të pamatura të kryeministrit Albin Kurti.