Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje nga takimi në nivel ekspertësh në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe.
Ai ka thënë se me kryenegociatorin e Kosovës Skënder Hyseni dhe atë të Serbisë Marko Gjuriq kanë diskutuar për pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore.
“Sapo përfunduam bisedimet e sotme me kryenegociatorët Marko Gjuriq dhe Skënder Hyseni mbi pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore. Diskutimet tona konfirmuar kompleksitetin dhe ndjeshmërinë e çështjes. Do të vazhdojë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Just finished today’s talks with the chief negotiators @markodjuric and Skender Hyseni on mutual financial claims and property. Our discussions confirmed the complexity and sensitivity of the issue. To be continued. pic.twitter.com/h50JfX6AjJ
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 17, 2020