Site icon PrishtinaPress

Lajçak thotë se me Vuçiqin biseduan për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të Asamblesë   së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Ai njoftoi se gjatë këtij takimi diskutuan për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut.

Lajçak theksoi nevojën për ri-angazhim dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazë, konkretisht aneksin e Ohrit.

“Sot në mëngjes fola me presidentin Vuçiq në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Diskutuam në detaje për ngjarjet e fundit në dialog dhe nevojën për ri-angazhim dhe zbatimin e Ohrit edhe në dritën e Planit të Rritjes për rajonin”, shkroi Lajçak në X.

Exit mobile version