Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, është pritur sot në takim nga emisari special i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, në Bruksel.
Lajcak përmes një cicërime në Twitter tha se në këtë takim diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Ai tha se po ashtu e informoi Ziadeh për zhvillimet në dialog, përpara raportimit të ardhshëm për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB’së.
“E mirëpritur@UNMIKosovo Ziadeh sot në Bruksel. Ne krahasuam shënimet mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe unë informova për gjendjen në Dialog përpara raportimit të ardhshëm të KS të OKB-së”, tha ai.